Protesta e serbëve kundër Vucic’it edhe në Graçanicë

Protesta #1nga5milionë, e cila tash e disa muej po organizohet në qytete të ndryshme në Serbi, javën e kalueme u organizue edhe në pjesën veriore të Mitrovicës.

E këtë mbramje po protestohet në Graçanicë.

Kërkesat e pjesëmarrësve në protestën në veri të Mitrovicës kishin të banin me gjetjen e vrasësve të Oliver Ivanovic’it dhe me atë se të gjithë qytetarët në Serbi kanë të drejtë në mendim të lirë, raporton portali serb i Kosovës, “Kossev”.

Edhe në rrugët e Graçanicës sonte po dërgohen kërkesa të ngjashme, por edhe po parashtrohen disa pyetje për zyrtarët serbë – “çka don me thanë demarkacioni”?

Shperndaje në: