Presidenti Thaçi reagon ndaj mediave serbe: Kisha me iu përgjigjë ftesës së Speciales, krenohem me UÇK’n

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reague ndaj raportimeve të nji mediumi serb se ai asht ftue nga Dhomat e Specializueme.

Thaci ka thanë se nëse kishte me u ftue për intervistë nga Specialja, pa hezitim do t’i përgjigjej ftesës, sikur bashkëluftarët e tjerë.

Postimi i Thaçit:

Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. HTH

Shperndaje në: