Nurellari tregon a ka me u pezullue taksa dhe kushtet e Kosovës ndaj Serbisë (video)

Adri Nurellari, keshilltar i kryetarit te Kuvendit te Kosoves, Kadri Veseli, ishte i ftuem sonte ne emisionin politik “Momentum”, ne Televizionin Rrokum.

Nurellari ka thane se, vendimi per vendosjen dhe kambenguljen per mbajtjen e takses asht nga te dy krahet, edhe nga Qeveria edhe nga PDK.

“Vendosja e takses ishte nji mase si kunderpergjigje ndaj sulmeve te ndryshme te Serbise, me tregue se ky vend asht sovran, çka edhe ka ba me pase reagime te ndryshme, reagime keto te cilat i kane leverdisë Kosoves”, thekson Nurellari.

Ai ka shtue se, nuk ka perplasje ne koalicion sa i perket çashtjes se takses.

“BE ka kerkue me heq krejtesisht taksen, por nuk e kemi perfille, ndersa SHBA ka kerkue pezullimin e saj, prandaj Kosova duhet me tregue se ka marredhanie te shkelqyeshme me SHBA dhe synimi asht me u pezullue”, thote ai, shkruen Rrokum.TV

“Suspendimi i takses ka me qene i perkohshem dhe nese nuk permbushen disa kushte nga Serbia si, njohja e dokumenteve apo targave te Kosoves, mos-ndalimi i personave nga Kosova ne kufi, atehere Kosova ka me veprue njajte, reciprokisht”, ka sqarue Nurellari propozimin e kryetarit te PDK’s, Kadri Veseli.

Tue fole per marreveshjen e mundshme mes Kosoves e Serbise mbrenda ketij viti, Nurellari shprehet se, pamvaresisht tensioneve, duhet me u vazhdue perpjekja me arrite nji marreveshje.

“Nji marreveshje e mundshme kishte me ia mbylle deren Rusise me pase ndikim ne Kosove, ndersa kesaj te fundit ia hap udhen me hy ne NATO dhe BE”, thote keshilltari i kryetarit te Kuvendit.

Per ma shume, ndjekeni emisionin e plote.

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: