Bieber: Ka bisedime sekrete per ndryshim kufijsh!

Analisti austriak, Florian Bieber, thotë se lidhun me Kosovën, mbrapa skenës politike dhe dyerve të mbylluna, diskutohet për ndryshim kufijsh.

Kjo, simbas tij, ka përkrahje edhe nga disa vende perendimore.

Analisti, kontribues ne Grupin për Këshilla Politike Europian (BIEPAG), ka thanë për FoNet se problemi ma i madh asht se po krijohet përshtypja sikur Gjermania asht jashtë këtyne zhvillimeve, mirepo, thote Bieber, s’e di qe najhere kanë ndodh diku bisedime, e ku s’asht përfshi  Gjermania.

Simbas Bieber, deklaratat e fundit të presidentit Thaçi për korrigjim të lehtë të kufijve dhe përmendja e Rusisë nga ai, flasin në favor të tezës për ‘bisedime të mshefta’.

Në anën tjetër, ai paralajmëron se ‘ndryshimi i kufijve asht nji opsion i rrezikshëm, i cili ma shumë hape probleme, sesa mbyll probleme’.

Bieber dyshon edhe për gadishmëninë e Beogradit dhe Prishtinës për me zgjidhe këtë problem. Ai mendon se nuk janë mjaftueshëm të afte për zgjidhjen e këtij problemi.

 

Shperndaje në: