Sanksionet e SHBA po vazhdojnë: Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë, shkaku i taksës (dokument)

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka njoftue presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes nji letre se Qeveria amerikane ka marrë vendim me anulue vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë, në shej pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Në letrën e komandantit Rama, thuhet se zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftue atë se Washingtoni asht tue shqyrtue edhe masa të tjera, përfshi këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK’n.

Lajmin për anulimin e vizitës së gjeneralit për shkak të taksës e ka konfirmue për Radion Europa e Lirë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkueme në Prishtinë.

Vizita e gjeneralit amerikan ishte parapa me u realizue nga data 16 deri me 18 Fror, me shenue 11 vjetorin e pamvarësisë së Kosovës.

Shperndaje në: