Haradinaj prin me pagën 2950 eurosh në rajon, qe lista e kryeministrave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ai i Shqipnisë, Edi Rama, marrin pagat ma të nalta në rajon, ndërkohë kryeministri me pagën ma të ulët në rajon rezulton me qenë Ana Brnabic.

Përsa u përket pagave ma të nalta në rajon vendet e para i mbajnë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka nji pagë prej 2950 eurosh, ndërsa ndiqet nga ai i Shqipnisë me 1700 euro.

Shqipnia dhe Kosova ndërkaq, siç transmeton Oranews, renditen të fundit në Ballkan për nga niveli i pagës mesatare mujore, ndërkohë drejtuesit e qeverisë reultojnë me nji pagesë pesëfish ma të naltë.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, ka pagën ma të ulët në rajon tue marrë 1 mijë euro, e ndjekun nga kryeministri i Malit të Zi Dusko Markovic, i cili paguhet 1.130 euro.

Por, vlen të theksohet se paga mesatare e malazezëve rezulton ma e nalta në rajon dhe asht 751 euro tue lanë mbas Serbinë, Bosnje e Hercegovinën apo Maqedoninë.

Ndër të tjera dy shtetet shqipfolëse, Shqipnia dhe Kosova renditen të fundit në Europë për të ardhunat për frymë, simbas të dhanave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare (FMN), që ka përditësue shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të Tetorit 2018.

Pagat e Kryeministrave:

Ramush Haradinaj 2950 euro

Edi Rama 1700 euro

Zoran Zaev 1300 euro

Dusko Markoviq 1130 euro

Ana Brnabiq 1000 euro

Pagat mesatare në rajon

Mali i Zi 751 euro

Maqedonia 533 euro

Serbia 516 euro

Kosova 416 euro

Shqipëria 334 euro

Shperndaje në: