Përfundon takimi i liderëve, për çka u dakorduen?

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritë sot në takim të përbashkët Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Bashkëkryesuesin e Delegacionit Shtetëror për Dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e Delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymerin.

Në këtë takim asht diskutue për procesin e fazës finale të Dialogut, me theks të veçantë për Platformën e Dialogut, e cila pritet me u miratue frik në Kuvendin e Kosovës.

Pjesëmarrësit në takim u pajtuen që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhen me u ba bashkë në mbështetje të Platformës së Dialogut, ndërkaq u theksue se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e Dialogut.

Shperndaje në: