Kremi që ka me konkurrue Viagra’n, por ka nji problem të “vogël”…

Nji kompani britanike pretendon se ka krijue nji krem të ri, i cili ka me i ba konkurrëncë Viagra’s, por me efekte ma të pakta anësore.

Futura Medical thotë se produkti i ri me emnin Eroxon, e ban efektin mbrenda 5 minutave, edhe pse zgjat vetëm për gjysë ore.

Shkencëtarët mendojnë se kjo ka me lejue që të dashunuemit me qenë ma spontanë.

Firma farmaceutike tha se produkti i ri asht testue nga 230 burra dhe 44% e tyne i kanë ndje efektet mbrenda pesë minutave nga aplikimi, ndërsa 70% e tyne mbrenda 10 minutave.

Ndërsa, Viagra merret në formë pilule, kremi asht projektue me funksionue vetëm në zonën ku aplikohet.

Në ndryshim nga kremi i ri, Viagra, që zgjanon enët e gjakut në të gjithë trupin me sigurue rrjedhjen e gjakut në organin gjenital mashkullor, zgjat rreth katër orë.

Nëse miratohet, Futura Medical shpreson që kremi me qenë në dispozicion në Europë deri në vitin 2021.

Shperndaje në: