Mbas përfundimit të takimit mes liderëve, deklarohet Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritë sot në takim të përbashkët Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Bashkëkryesuesin e Delegacionit Shtetnor për Dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e Delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymerin.

Mbas përfudnimit të takimit, zyra për media e Veselit ka njoftue se në këtë takim asht diskutue për procesin e fazës finale të Dialogut.

Me theks të veçantë për Platformën e Dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës”.

“Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhet të bëhen bashkë në mbështetje të Platformës së Dialogut, ndërkaq u theksua se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e Dialogut”, thuhet në njoftim.

Shperndaje në: