Njoftim i randësishëm lidhun me gripin sezonal në Kosovë

Edhe pse gripi asht përhapë në gjithë vendin, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thanë se gripi sezonal nuk ka kalue pragun.

Komunikata e Institutit:

Nga 01 Tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 24.725 raste të dyshimta në grip, 4.155 raste me infeksione respiratore akute dhe 29 raste me infeksione të rënda respiratore akute”.

“Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në Kosovë andaj qytetarët e moshuar dhe me sëmundje kronike rekomandohen akoma që të vaksinohen.

“Vaksinimi i gjertanishëm në Kosovë ka treguar nje efikasitet dhe ulje te rasteve të hospitalizuara. Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve”.

Instituti ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Masat që duhet të merren në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal:

Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë,

Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja esëmundjes

Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)

Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz

Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina

Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshë.

Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni.

Shperndaje në: