Interesante: Studimi tregon se kujtimet e zhdukuna munden me na u kthye prapë!

Llazerat munden me i rizgjue kujtimet e humbuna. Simbas nji studimi të disa shkencëtarëve nga Universiteti i Columbias, kujtimet në fakt nuk zhduken, por thjesht bahet ma e vështirë me arrit deri tek to.

Kërkuesit morën në studim dy grupe kaviesh. Nji me primje për smundje të kujtesës e tjetri jo dhe mbas testeve të memories, zbuluen se neuronet e lidhuna me kujtesën arrijnë me u stimulue me llazer tue risjellë në mendje informacione që konsideroheshin të zhdukuna.

Eksperimenti ushqen shpresat se metoda mundet me funksionue edhe mbi të smutët me alzheimer, për të cilët deri tash mendohej se smundja jau fshinte krejtësisht kujtimet. Shkencëtarët kanë shpresë se kujtimet e humbuna munden me u rizgjue përmes aktivizimit artificial të neuroneve ku ato janë depozitue.

Alzheimeri asht nji smundje progresive e trunit që prek zakonisht personat e moshës së mesme apo të shtyeme, tue jau shkatërrue kujtesën dhe funksione të tjera bazike. Edhe pse ilaçet munden me ndihmue në përmirësimin e situatës, për alzheimerin nuk ka shërim të plotë.

Shperndaje në: