Emiliano Sala, dalin rezultatet e autopsisë, qe shkaku i vdekjes

Emiliano Sala, sulmuesi i pafat i Argjentinës, i cili ra në Kanalin Anglez me 21 Kallnor, ndërkohë që po fluturonte nga Nantes në Cardiff, vdiq si pasojë e “plagëve në krye dhe në gjoks” dhe mbasi trupi i tij u tërhoq nga avioni me 4 Fror, u identifikue vetëm falë gjurmëve të gishtave.

Këtë gja e zbuloi autopsia mbas nji hetimi për vdekjen e tij.

Nji raport i plotë i degës së Hetimeve Ajrore nuk ka me u publikue për nji periudhë prej 6 deri në 12 muej, por nji raport paraprak duhet me u dorëzue mbrenda dy javësh.

Shperndaje në: