Rusia gati me nis luftën e “epokës së re”, qe për çka po pregaditet

Rusia ka vendosë me u shkëputë nga interneti përkohësisht si pjesë e pregaditjes për nji luftë të mundshme kibernetike në të ardhmen.

Testi, i cili ka me u zhvillue para Prillit – ka me pa kalimin e të dhanave mes organizatave dhe qytetarëve rusë. Rusia synon që të dhanat e qytetarëve me mbetë mbrenda vendit.

Vendimi vjen pmbs nji ligji të paraqitun në Parlamentin e Rusisë vitin e kaluem, i cili kërkonte ndryshime teknike tue ba që interneti në Rusi me funksionue në mënyrë të pamvarun.

1 Prilli thuhet se asht caktue si afati i fundit për dorëzimin e amendamenteve të projektligjit – të quejtun Programi Kombëtar i Ekonomisë Digjitale – por koha e testimit ende nuk asht caktue saktësisht.

Shperndaje në: