“Lulet e Pranverës”, qysh u filmuen trafikantët shqiptarë nga policia (video)

Nji operacion antikanabis i shtrimë në Shqipni dhe Itali bani të mundun arrestimin e 27 personave, nga të cilët 21 shqiptarë dhe 5 italianë, që kishin si bazë qendrore qytetin e Lecce’s.

Ndërsa, aktivitetin e trafikimit e kishin shtri në qytete të tjera si Calabri, Toscana, Emilio Romangna, Sicili, Liguria dhe Lombardi.

Arrestimi i trafikantëve u ba në bashkëpunim midis policisë shqiptare dhe Guardia di Finanza, dhe hetimet kryheshin prej 2 vjetësh,

Mediat italiane kanë publikue së fundmi edhe pamjet filmike nga operacioni, ku në operacionin “Lulet e Pranverës: morën pjsë 100 policë.

Veprat penale për të cilët akuzohen të arrestuemit janë: krijimi i organizatave kriminale, trafiku ndërkombëtar i drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipnia drejt Italisë dhe mandej në vende të tjera.

Shperndaje në: