Haradinaj nuk bindet nga SHBA: Taksa mbetet deri në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thanë se taksa 100% do të mbetet në fuqi deri në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia.

Haradinaj në nji konferencë për media mbas mbledhjes së Qeverisë tha se në takimin e tij me ambasadorin amerikan gjatë ditës së sotme asht bisedue për këtë çashtje.

“Është qëndrim i qartë i departamentit të shtetit, janë unik. Ata sugjerojnë që të pezullohet taksa, është përsëritur edhe sot. është pozicion i qartë SHBA-së”

“Qëndrimi ynë është i qartë. Unë preferoj ta heq taksën por është e lidhur me njohjen nga Serbia edhe po ashtu sugjerimi im është që të mos ndërlidhen temat. Dialogu është proces që ka filluar para taksës. Arritja e marrëveshjes është edhe në interes të Kosovës.”

“Nuk vjen njëra para tjerave. Ky është vendimi im i Qeverisë të vendit. Kjo nuk ka të bëj me përvojën time me Amerikën, por ta të bëj me Serbinë në një periudhë 20 vjeçare. I ka kushtua Kosovës një proces i tillë. Jam kundër kësaj logjike dhe do ‘ti mbetem besnik kësaj. Ekziston bindja me e heq taksën por duhet të ekzistojë një marrëveshje me Serbinë e që është njohja. Nuk hiqet taksa pa marrëveshje” tha ai.

Shperndaje në: