Haradinaj me deklaratë të fortë, del kundër Amerikës: Asnji shtet s’mundet me na detyrue me heq taksën!

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ritheksue se taksa hiqet vetëm atëherë kur Serbia e njeh Kosovën.

Taksa mund të jetë pakufi – përjetësisht”, ka thanë Haradinaj në nji konferencë për media.

“Nuk ka sanksion apo kërcënim që na detyron me heq taksën – qoftë nga vendet nacionale, qoftë nga dikush tjetër”.

Ai ka thanë se vendimi për taksën merret në Qeveri dhe simbas tij të gjithë duhen me ruejt integritetin e kryeministrit.

“Nuk duhet askush të insistojë në diçka dhe me imponu mendime. Më mirë është me më heq prej postit të kryeministrit dhe pastaj taksën le ta heqin vetë ata”.

Shperndaje në: