Haradinaj i kundërpërgjigjet Stoltenberg’ut për FSK’n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, gjatë të Martës ka ba të ditun se disa aleatë në NATO janë të zhgënjyem me vendimin e Qeverisë për taksën.

Madje, Stoltenberg, në samitin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO’s, ka kërkue respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku simbas tij, forcat e sigurisë vendore nuk munden me hy veri pa lejen e Komandantit të KFOR’it.

Lidhun me këto deklarata të Stoltenberg, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se në vend nuk ka veri dhe jug, por asht Kosova në tanësi.

“Ne i kemi ofruar NATO-s një protokoll të ri, më nuk ka veri e jug, është një Kosovë, duhet ta kuptojmë të gjithë, edhe presidenti edhe unë edhe të gjithë. Nuk ka më specifike a është veri a jug, Kosova nuk është e interesuar me krijuar doktrinë me qit ushtrinë kundër popullit të saj. Se cila rrugë po prishet e cila po ndreqet, populli jonë e ka një fjali “hajri e sherri janë ngatë”, prandaj mos u brengosni”, tha ai.

Shperndaje në: