Presidenti Thaçi: Turqia asht nji aleat i fuqishëm i Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pranue letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Presidenti Thaçi i ka urue mirëseardhje ambasadorit Sakar dhe i ka ofrue mbështetje të plotë në punën e tij për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.

“Do të vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie strategjike me Turqinë. Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit”, ka thanë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka theksue se Turqia asht nji aleat i fuqishëm i Kosovës.

Shperndaje në: