Gazeta serbe zbulon “planin e SHBA” për ndamjen e territorit të Kosovës

Në nji artikull të botuem sot, e përditshmja serbe “Danas” që asht rreshtue pranë qeverisë së Aleksandër Vuçic, ka zbulue simbas saj planin amerikan për ndamjen e veriut të Kosovës.

“Danas” shkruen se afati i fundit për arritjen e marrëveshjes për Kosovën asht shty deri në fund të vitit. Kjo mbasi gazeta thotë se Shtetet e Bashkueme tash janë të preokupueme me Venezuelën, kurse Bashkimi Europian me zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Tue ju referue burimeve të saj diplomatike perëndimore, të cilët komentojnë fazën aktuale rreth çashtjes së Kosovës, gazeta shkruen se, “Shtetet e Bashkueme janë për nji korrigjim minimal të kufijve dhe shkëmbim territoresh, që do të nënkuptonte se Serbia do të merrte Leposaviqin, respektivisht ultësinën e Kopaonikut, kurse Kosova do të merrte katundet në komunën e Preshevës, në perëndim të autostradës (Korridorit 10), dhe asht e mundun që Kosovës m’i takue edhe Tërnoci i Madh në Komunën e Bujanocit”.

“Burimet tona thonë se Shtetet e Bashkueme e kundërshtojnë idenë që krejt veriu i Kosovës t’i bashkëngjitet Serbisë, e kjo veçanërisht vlen për Mitrovicën e Veriut, dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me Serbe asht ende në pritje”, raporton “Danas”.

Shperndaje në: