Harrone Viagra’n, gjendet mënyra me shnosh impotencën seksuale

Nji injektim i vetëm i qelizave staminale mundet me qenë nji kurë afatgjate për impotencën, njoftojnë shkencëtarët. Ata testuen terapinë me qeliza staminale te disa pacientë që vuenin nga çrregullimi erektil (impotenca seksuale), e cila rezultoi e suksesshme mbasi jau riktheu pacientëve funksionin seksual në mënyrë spontane.

Rezultatet e studimit u prezentuen gjatë konferencës së Shoqatës Europiane të Urologjisë, në Londër. Shkencëtarët shpresojnë që ky studim i ri m’i hapë udhë gjetjes së nji trajtimi efikas për rastet kur as viagra nuk funksionin.

Ky trajtim mundet me ju shërbye sidomos burrave, të cilët i janë nënshtrue nji operacioni – përfshi edhe pacientët me kancer të prostatës – ku ilaçet për impotencën nuk funksionojnë.

Mundet me qenë gjithashtu e dobishme për burrat të cilët nuk duen me marrë preparate që me ba marrëdhanie seksuale.

“Asht shumë premtuese. Kjo terapi po rigjeneron funksionin aktual të organit mashkullor, dhe nuk trajton vetëm simptomat. Prandaj mundemi me e ofrue vetëm nji procedurë. Mundet me qenë tërheqëse për shumë mashkuj, që nuk duen të marrin vazhdimisht ilaçe dhe të kujtohen për impotencën seksuale.

Nëse funksionon në testime ma afatgjate, mundemi me pasë nji trajtim të ri të sigurt, që asht ma efikas se viagra”, thotë autorja kryesore e studimit, dr. Martha Haahr, nga Spitali Universitar Odense në Danimarkë./Daily Mail /shendeti.com.al/

Shperndaje në: