Gjykata Speciale fton për intervistim vllaun e aktivistit të vramë të LDK’s (dokument)

Zyra e Prokurorit të Specializuem e ka ftue për intervistim, nji dëshmitar i cili e kishte akuzue Hashim Thaçin për vrasjen e vllaut të tij, ndërsa ma vonë kishte ndrrue deklaratat.

Imer Imeri, vllau i aktivistit të vramë të LDK’s, Haki Imeri, ka marrë ftesë për intervistim me 21 Kallnor. Ai për disa vjet me radhë e kishte akuzue presidentin Hashim Thaçi dhe Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), për vrasjen e vllaut të tij.

Por, dy vjet ma heret ai kishte ndryshue deklaratat. Nuk po e akuzonte ma Thaçin. Madje, ishte ba aleat me të tue pranue që Thaçi me shpall “Hero të Kosovës”.

Shperndaje në: