Njoftim nga Vala: Prej kësaj date largohet përfundimisht prefiksi +377

Vala ka njoftue të gjithë qytetarët se tue fillue nga data 14 e këtij mueji thirrjet me prefiksin +377 nuk janë me qenë ma të munduna.

Ky prefiks përfundimisht ka me u zavendësue me atë +383.

“Të gjithë konsumatorët e Vala njoftohen se nga 14 Shkurt 2019, prefiksi +377 do të zëvendësohet me atë +383, me ç’rast thirrjet me prefiksin +377, nuk do të jenë më të mundura. Prandaj lusim të gjithë konsumatorët tanë, që të ndërrojnë mënyrën e formimit të numrit, gjatë komunikimit përmes operatorit VALA”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Shperndaje në: