Trafikanti ma i madh ka me kalue tanë jetën në burg: Qe çka bani El Chapo mbasi u dha denimi (foto)

Bossi i njoftun i drogës, El Chapo, asht shpall fajtor për dhetë akuzat e ngrituna ndaj tij. Trafikanti tutshëm meksikan u shpall fajtor nga nji gjykatë amerikane. Joaquin Guzman, i njoftun edhe si El Chapo, ka me e kalue tanë jetën mbas hekurave.

Mes akuzave, shtatë janë për trafik droge, nji për angazhim në biznise kriminale, nji për pastrim paresh dhe nji tjetër për krime me armë zjarri. Këto akuza parashikojnë denim të përjetshëm.

Mes personave të pranishëm në gjykatë në momentin e vendit ishte edhe grurja e tij bukuroshe, Emma Coronel Aispuro.

Sapo u lexue dhe u përkthye verdikti, ai u kthye nga 29-vjeçarja, ish-mbretneshë bukurie, dhe i ‘fryu’ nji puthje me dorë. Ajo buzëqeshi në përgjigje dhe me lot në sy, ia ngriti nalt gishtin e madh.

Ata janë martue që kur ajo ishte 18 vjeç. I shoqi i saj nuk shfaqi emocione kur u lexue dhe u përkthye verdikti.

Shperndaje në: