Qeveria e Kosovës tregon nëse ka me u heq taksa mbas letrës së sotme të SHBA’ve

Shtetet e Bashkueme të Amerikës sot nëpërmjet nji letre drejtue liderëve të shtetit kanë tregue se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake serbe, i ka prishë raportet me Amerikën.

E lidhun me këtë letër, lajmi.net ka marrë edhe qëndrimin e Qeverisë Haradinaj.

Shefi i kabintetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, në pyetjen se cili asht tash qëndrimi i qeverisë lidhun me taksën, ai shkurt ka thanë për lajmi.net se: “Qëndrimet e kryeministrit pas mbledhjes së Qeverisë besoj se janë përgjigje”.

Sot, në konferencën për media, kryeministri Haradinaj asht shprehë i vendosun se taksa do të qëndrojë deri në njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Shperndaje në: