Ahmeti: Asnji pikë e marrëveshjes nuk vlen, nëse në fund nuk ndodh kjo gja

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pranue nga kryesuesit e delegacionit shtetnorë për dialog, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti platformën për dialog.

Bashkëkryesuesi i ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, ka folë para mediave, ku ka thanë se platforma asht plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ndërsa, ka thanë se, asnji pikë e marrëveshjes nuk vlen, nëse në fund s’ka njohje nga Serbia.

‘Sot i japim fund spekulimeve. Me 11 parimet që i kemi vendos e kemi bërë të qartë se cili është qëndrimi zyrtar, natyrisht nëse aprovohet nga Kuvendi.’

‘Platforma bazohet komplet në kushtetutën e Kosovës, territori i pacenueshëm, nuk ka rend të 3 të të qeverisjes në Kosovë.

Resusrset e Kosovë janë vetëm të Kosovës. Këtë dialog po e quajmë dialog për njohje. Ne nuk shkojmë në dialog, nëse nuk bëhet fjalë për njohje. Ne duam të përfundojmë cështjet e hapura që i kemi me Serbinë’, ka thanë Ahmeti.

Shperndaje në: