Policia dhe AKI zbulojnë rreth 40 mijë euro fallse, pranga dy personave

Policia e Kosovës ka mbajtë sot nji konferencë të jashtëzakonshme për media, në të cilën ka dhanë detaje për akcionin e zhvilluem mbramë.

Drejtori i drejtorisë për krime ekonomike dhe korrupsion, Bashkim Spahiu, ka thanë se kjo drejtori në bashkëpunim me prokurorinë dhe Agjencinë Kosovare të Intelegjencës (AKI) kanë realizue nji plan operativ, e që ka rezultue me sukses.

Mbrëmë realizuam planin operativ për veprën penale falsifikim parash, e që ka rezultuar me 893 kartmonedha, që arrijnë vlerën e 39 mijë e 300 euro, për cka janë arrestuar dy persona të dyshuar. Realizimi i planit operativ është realizuar pas aplikimit të metodave të avancuara”, ka theksue Spahiu.

Simbas tij, lidhun me operacionin janë kontrollue dy lokacione që kanë rezultue me konfiskimin e dy telefonave dhe nji kerr.

Të dyshuarit I.B i është shqiptuar masa e ndalimit 48 orë me vendim të prokurorit”, ka thanë tutje Spahiu.

Në këto 50 kallëzime penale janë paraqit 80 persona të dyshuar për veprimtari të ndryshme penale”, ka përfundue Spahiu

Shperndaje në: