OBSH: ‘Fiksimi te seksi’, smundje mendore!

Sjellja kompulsive seksuale asht klasifikue për herë të parë në listën ndërkombëtare të smundjeve nga Organizata Botnore e Shëndetësisë, si nji çrregullim i shëndetit mendor.

Çrregullimi seksual përshkruhet tashma si pamundësi me i kontrollue impulset seksuale intensive dhe të përsërituna. Duhet theksue se kjo nuk ka lidhje me numrin e partnerëve seksualë që mundet me i pasë nji person ose sa shpesh kryen marrëdhanie seksuale.

Thanë ndryshe, çrregullimi i individit klasifikohet si smundje mendore kur sjelljet seksuale bahen fokusi kryesor në jetën e tij, në atë pikë sa e vendos interesin seksual si parësor tue lanë mbas dorë interesat e tjera të përditshme, përfshi aktivitetet, detyrimet, angazhimet dhe përgjegjësitë.

Që me u diagnostifikue si smundje mendore, çrregullimi seksual duhet me zgjatë për ma shumë se gjashtë muej.

Lista ndërkombëtare e smundjeve nga Organizata Botnore e Shëndetësisë, u përditësue në Qershor të vitit 2018 dhe asht nji dokument i randësishëm për mjekët dhe shkencëtarët.

Shperndaje në: