Birra asht e mire per shnet!

Birra asht njana ndër pijet e pelqyeme alkoolike në krejt botën. E për fat të mirë të miliona njerëzve, birra me gjase ka edhe nji numër të madh të përfitimeve shëndetësore.

Birra, simbas nji hulumtimi të ri, ka disa përbamës ushqyes që ndihmojnë për me zvogëlue rrezikun e sulmit në zemër si dhe përmirëson shëndetin e trunit.

Shkencëtarët e Hong Kongut e kanë publikue këtë hulumtim të ri në ‘American Journal’ kësaj jave.

Ata pohojnë se birra përmban ma shumë vitamina B se sa vena, ka ma shumë antioksidantë dhe mundet me zvogëlue shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Njani nga shkencëtarët kryesor, Sisi Yip, ka thanë për ‘South China Morning Post’, transmeton Daily Mail, se “birra përmban nji numër të madh të mineraleve si, kalium, hekur, magnez, fosfor, potasium, natrium, zink, bakër, mangan, selen, fluorid e selikon”.

Megjithatë, të mira e birës munden me u shijue vetëm nëse konsumohen në mënyrë të moderueme, e jo nëse teprohet me to.

 

Shperndaje në: