Presidenti: Qe kur pres m’u arritë marrëveshja me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji intervistë për “Bloomberg”, ka thanë se beson që viti 2019, ka me qenë viti i marrëveshjes me Serbinë.

“Unë due me besue se viti 2019 ka me qenë viti i marrëveshjes. Kjo asht mënyra ma e mirë që vendet tona dhe krejt Ballkani Perëndimor me mujt me ec% përpara”, ka thanë Thaçi.

Tue folë për këtë marrëveshje, kryetari i Kosovës, ka thanë se nji marrëveshje e tillë do duhej të mbyllte të gjitha çashtjet e pazgjidhuna në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shperndaje në: