VV me “avazin” e vjetër: Nuk i respektojmë simbolet e Kosovës…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Liburn Aliu, ka thanë se partia e tij nuk i respekton simbolet e shtetit të Kosovës, prandaj për këtë arsye ata dje derisa po bahej intonimi i himnit të Kosovës në seancën solemne për 11 vjetorin e Pamvarësisë e kanë injorue atë tue mos u futë në sallën e Kuvendit, madje disa as nuk kanë qenë të pranishëm hiq.

Aliu ka thanë se simbolet shtetnore që i ka tash Kosova po përpiqen t’i japin ngjyrën shtetit, prandaj ata nuk pajtohen me këto simbole dhe me pjesën e identitetit të Kosovës.

Simbas tij, LVV janë për nji Kushtetutë tjetër, pa pakon e Ahtisarit mbrenda saj dhe për nji Kosovë që përcakton vetëm simbolet e saja shtetnore.

“Simbolet shtetërore përpiqen të i japin ngjyrën shtetit të Kosovës, pjesa e identitetit të Kosovës është pjesa me cilën ne nuk pajtohemi, pra ne natyrisht jemi për shtetin e Kosovës, jemi për një Kushtetutë tjetër pa pakon e Ahtisarit brenda saj, jemi për një Kosovë të cilës ja përcakton vet shteti nuk i dizajnohen nga jashtë”, ka thanë deputeti Aliu.

Aliu ka thanë se simbolet e shtetit të Kosovës i respektojnë vetëm kur janë të obliguem, pra vetëm në dokumente.

Ne ligjërisht ku jemi të obliguar e respektojmë, në dokumente e kemi, pra ku është e obligueshme ligjërisht e respektojmë, pjesën tjetër kur ka me promovimin nuk e respektojmë”, tha Aliu.

Ai po ashtu tha se LVV nuk dëshiron me promovue nji flamur që do të ndryshohet frik.

“Ne nuk duam të promovojmë një flamur që do të ndryshohet”, tha Aliu.

Shperndaje në: