Ju që jeni të “smutë” mbas selfie’ve, duheni me pasë kujdes diçka!

Fiksimi mbas fotove ‘selfie’ asht shej e nji problemi mendor, paralajmërojnë ekspertët. Ato munden me kallxue probleme psikologjike apo shqetësime lidhun me persona të tjerë.

Simbas nji studimi, ata që postojnë gjithmonë selfie në rrjetet sociale, e bajnë këtë me lehtësue vetminë. Këta persona kanë tendencën me u ba të fiksuem me veten e tyne, narcistë dhe në kërkim të vëmendjes.

“Jo vetëm që i ban personat të fiksuem mbas trendit të selife, por damton jetën e tyne personale dhe mirëqënien psikologjike, madje munden me mendue se marrëdhaniet e tyne me të tjerët janë zhvleftësue”, thotë Dr Peerayuth Charoensukmongkol, studiues.

Shperndaje në: