Presidenti “kërcënon” BE’n: Liberalizoni vizat për Kosovën, ose na dijmë çka me ba tjetër…

thaci-portret

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërgue nji mesazh Bashkimit Europian (BE) se nëse procesi i liberalizimit të vizave nuk ndodhë frik për Kosovën, atëherë kosovarët do të jenë të detyruem me u pajisë me pashaporta të Shqipnisë.

Thaçi ka deklarue se nëse BE nuk e përshpejton procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, atëherë atyne nuk ka me ju mbetë udhë tjetër, pos të pajisen me pashaporta të Shqipnisë.

Madje, presidenti i vendit ka thanë se hapa konkretë duhet me pasë edhe nga shteti i Shqipnisë, simbas tij autoritetet shqiptare do të duhet me qenë ma gjeneroz lidhun me këtë aspekt.

Për aq sa vonohet Bashkimi Evropian institucionet e Shqipërisë do të duhet të ishin shumë ma gjeneroze për të dhënë shtetësinë dhe pasaportën dhe vizat, qytetarët e Kosovës nuk kanë adresë tjetër tash. Unë mendojë që sa ma shuam që vonohet Bashkimi Evropian aq ma shuam do të duhet të ipet shtetësia dhe pasaporta për qytetarët e Kosovës”, ka thanë Thaçi për Top Channel.

Shperndaje në: