Qysh janë raportet mes Veselit e Haradinajt? Tregon nënkryetari i AAK’s

Përkundër kundërshtimeve që i kanë pasë dy partitë në pushtet, PDK dhe AAK, rreth taksës që Qeveria e Kosovës i ka vnue Serbisë, nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës ka thanë se vendimi për taksën asht i Qeverisë dhe i tillë do të mbetet.

Dy partnerët e koalicionit qeverisës, AAK dhe PDK, duket të kenë raportet të mira pamvarësisht qëndrimeve të ndryshme që këto dy parti politike i kanë për vendosjen e masës 100 përqind ndaj mallbave serbe.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se vazhdojnë të kenë raporte të mira më PDK, dhe që vendimi për taksën 100 përqind ndaj Serbisë asht i qeverisë dhe nuk ka me ndryshue.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës vazhdojnë të kenë raporte shumë të mira, përkundër qëndrimeve të ndryshme që mund të ekzistojnë rreth taksës 100 për qind. Vendimi për këtë të fundit është i Qeverisë dhe si i tillë do të qëndrojë”, tha Lekaj, për Gazetën Blic.

Shperndaje në: