Haradinaj: Nëse e ndigjojmë Serbinë me heq taksën, qe çka na kërkon mandej

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thanë sot se taksa nuk asht mirë të hiqet, nëse Kosova fillon me shkue mbrapa dhe m’i tërheq vendimet e saja, atëherë Serbia ka me kërkue të hiqet edhe Trepça dhe Ushtria e Kosovës.

Haradinaj ka thanë se me Serbinë duhet të njihen kufijtë egzistues, simbas tij e gjithë bota e di se ku janë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me Serbinë ne duhet të njihemi në kufi ekzistues, e qëndrimi i presidentit Vucic në Mynih se nuk e di se ku janë kufijtë nuk është ashtu, krejt bota e di se ku janë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, NATO e di, i ruan ata kufi, ne i ruajmë ata kufi, policitë kufitare tona dhe të atyre i ruajnë ata kufi dhe e di se ku janë”, tha Haradinaj,

Keni parasysh, tarifa nuk hiqet deri në njohje, duhet ta kuptoni këtë, nëse na fillojmë me shku hapa mbrapa, njëherë kërkojnë mu heq taksa, nesër mund të kërkojnë mu heq Trepça, mu hek Ushtria, pra mënyra e kushtëzimit ndaj shqiptarëve nuk do të ketë kufi, edhe ka qenë parim i Këshillit të Sigurimit kur ju është mandatuar Mogherinit, ju ka dhënë dialogu dhe ka qenë kërkesë që dialogu të arrihet pa kushtëzime”, ka thanë Haradinaj

Shperndaje në: