Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i bombës në veri të Mitrovicës

Kanë dalë në dritë detaje të reja nga shpërthimi në mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, ngjarja ka ndodhë afër nji qendre të fitnesit që ndodhet në rrugën ‘Vojvode Putnika’ në veri të Mitrovicës. siç asht ba e ditun edhe ma parë përveç dameve materiale nuk ka persona të lënduem.

Pronari i kësaj salle të fitnesit asht Sead Çeshko, i etnisë boshnjake, nji polic i Kosovës me detyrë në kufinin e Bërnjakut.

Nga shpërthimi janë thye xhamat e kësaj salle, ndërsa asht damtur edhe nji automjet ‘Seat Ibiza’ me targa KM 012 – BÇ.

Shperndaje në: