Veseli takohet me presidenten e Kroacisë, merr nji konfirmim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvillue nji takim me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic.

Në këtë takim miqësor, Veseli dhe Kitarovic diskutuen për raportet e shkëlqyshme që Kosova dhe Kroacia kanë ndërtue ndër vjet midis tyne, ndërsa theksuen se ka mundësi të intensifikimit të tyne në fusha të ndryshme të interesit reciprok, veçanërisht në atë ekonomiko-tregtar.

Takimi ndërmjet Kryeparlamentarit kosovar dhe presidentes kroate u zhvillue në margjina të Forumit Botnor të Investitorëve “World Business Angels Investment Forum” (WBAF), i cili po mbahet në Stamboll.

Presidentja e Kroacisë, Kitarovic, nga ana e saj, konfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën edhe në të ardhmen, si në aspektin e mbrendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar, në funksion të ruejtjes së paqes në rajon dhe të avancimit të shteteve ballkanike në rrugëtimin euro-atlantik.

Shperndaje në: