Nikola Gruevski rrëfen qysh mbërriti në Tiranë dhe kush e ndihmoi me ikë në Hungari

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, tha se Serbia nuk ka të baj aspak me vendimet e tij me kërkue azil në Hungari. Në intervistën e parë për televizionet e hueja që nga marrja e azilit në Hungari, Gruevski tha për TV Pink se ai arriti në Budapest nga Tirana, përmes Malit të Zi dhe Serbisë.

“Siç dihet, transportet u mvarën nga diplomatët hungarezë. Kur mbërrita në ambasadën në Tiranë, kërkova azil politik për shkak të problemeve politike. Mbas nji periudhe të caktueme unë u pranova në ambasadë, ku më njoftuen se do të më siguronin nji transport deri te kufini hungarez, ku autoritetet hungareze të imigracionit do të vendosnin nëse do të më jepnin azil apo jo. Kam marrë azil politik për shkak të problemeve politike”, tha Gruevski. Ai specifikon se ka nji letërnjoftim për të huejt dhe pashaportat që marrin azilkërkuesit.

“Jam njeri i lirë në këtë vend”, tha Gruevski. Ai asht i bindun se Maqedonia Veriore do të përballet me nji “problem serioz politik” në periudhën e ardhshme, tue pasë parasysh votimin për ndryshimin e Kushtetutës në Parlament./INA

Shperndaje në: