Studimi: Seksi oral mundet me shkaktue…(kujdes, foto +18)

Seksi oral mundet me përhapë viruse që shkaktojnë kancer në krye.

Simbas nji studimi të ri, ka nji lidhje të fortë mes virusit papillomavirus (HPV) dhe kancerit. Virusi HPV rrit me 7 herë mundësinë për kancer në krye. Studimi përfshiu 97 mijë persona.

Në 132 raste u konstatue kancer në krye, që për nji kohë të gjatë mendohej se shkaktohej vetëm nga pimja e duhanit dhe alkoholi.

Lidhja mes seksit oral dhe kancerit u ba e famshme kur aktori Michael Douglas tha se mendonte se kancerin në fyt e kishte pikërisht nga seksi oral. Studimi i fundit tregon se nji aktivitet i tillë ka lidhje me kancerin.

Kërkimi shkencor, i realizuem nga shkencëtarët e Kolegjit të Mjekësisë “Albert Einstein” në New York, asht publikue në “JAMA Oncology”.

Shperndaje në: