Icardi-Juventus? Ky asht lajmi ma i ri

“Nuk kemi me shitë kurrë Mauro Icardi te Juventus”: deklarata asht e presidentit të Inter’it, Steven Zhang, në përfundim të asamblesë së ortakëve të ekipit zikaltër.

“Besojmë se do të vazhdojë të rritet te ne. E konsiderojmë – shton Zhang – pjesë të familjes sonë. Negociata të tjera me Juventus? Në futboll, kurrë mos thuej kurrë, nuk më pëlqen me folë për individë e për ekipe të veçanta. Juventus po ban shumë mirë e nuk due me pasë konflikte me asnji ekip. Objektivi ynë asht të rritemi në futbollin Italian dhe atë europian”.

Shperndaje në: