Serbët në New York kallin flamurin e Kosovës, kosovari rrehet me ta

Përleshja që ka ndodhë mbramë, për ditën e Pamvarësisë së Kosovës, në New York, u ba për shkak se disa të ri serbë, kishin kallë flamurin e Kosovës. Por, kosovari Anton Pergjokaj, që jeton atje, kishte tentue me jau marrë flamurin kosovar nga dora, në mënyrë që ata persona mos me kallë.

Të rijtë serbë kanë marrë flamurin e Kosovës dhe e kanë kallë, ndërkohë brohoritnin “Kosova asht Serbi”. E kosovari Anton Pergjokaj, kishte ndërhy tue jau kapë flamurin nga dora, ku edhe kishte nisë përleshja.

Unë isha ne makine kur pash një grup njerëz me flamurin e Kosovës në dorë, në fillim mendova se ishin shqiptarë duke festuar, kur u afrova dëgjova duke brohoritur, ‘Kosova është Serbi’,”, tregon Pergjokaj.

“Ndërkohë që njëri nga ata mbante flamurin dhe kur tjetri filloi ta djeg me shkrepëse, kur pash flakën nuk durova, kam dal shpejtë nga vetura dhe u kam kapur flamurin nga dora”, tregon Pergjokaj. “Dy nga serbet mu vërsulen, aty nisem te përleshemi fizikisht, derisa ndërhyri policia”.

“Ishte provokim i rëndë, nuk mund të kaloja atypari sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edhe ne polici e thash në deklaratën time, që nuk do të qëndroj asnjëherë indiferent kur me fyhet flamuri ose simbolet e shtetit tim”, përfundon Pergjokaj.

Shperndaje në: