Ballafaqimi Thaçi – Vucic në Munchen, gjithçka çka ndodhi atje (video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vucic, u banë bashkë në Konferencën për Siguri në Munchen të Gjermanisë.

Këtu i kryetari i Kosovës tha se, “ata po flasin për hapjen e kutisë së Pandorës, por unë mendoj se kjo kuti veç është e hapur në Ballkan. Nëse nuk e arrijmë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, atëherë rrezikojmë që të ketë më shumë ndikim të huaj në rajon”.

Presidenti Thaçi ka thanë se, “Kosova dhe Serbia mund të jenë shembull në arritjen e paqes siç është shembulli France – Gjermani”.

Homologu i tij Vucic ka thanë se lufta në Kosovë asht egzagjerue,

“Mendoj se lufta në Kosovë ishte e egzagjerueme, por çka ndodhi me serbët e refugjatët në Kosovë, asgja. Unë mundem me folë me javë të tana për gabimet që kanë ndodhë me serbët. Qasjet e dyfishta standarde nuk janë të pranueshme. Ju e dini se jemi shumë seriozë për këtë punë, sepse na duem të kemi rritje ekonomike”.

“Nuk më interesojnë reagimet e shteteve të tjera, unë jam tue kërkue me ba paqe me Kosovën edhe nëse më kushton me vota. Na jemi të orientuem drejt të ardhmes. Unë kurrë nuk kam folë keq për shqiptarët, na i respektojmë ata, por duhet t’i respektojmë edhe interesat tona”.

Shperndaje në: