Zaev: Besoj se kemi me pasë president shqiptar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thotë se mundet me kandidue nji shqiptar si kandidat koncensual për president me partitë shqiptare, trasnmeton Gazeta Metro.

Zaev tha se ka me vazhdue bisedimet me partnerët e koalicionit për gjetjen e nji kandidati të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Besoj se kjo asht e mundshme. Nëse e bajmë këtë, edhe njiherë e konfirmojmë idenë ‘nji shoqni për të gjithë’ dhe i dërgojmë mesazh të qartë qytetarëve se qëndrojmë mbrapa personit, për të cilin paraprakisht pajtohemi se do të ishte nji president i shkëlqyeshëm i Maqedonisë së Veriut”, ka thanë Zaev mbaas takimit me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

Shperndaje në: