Prokuroria tregon se a ishte arrestue avokati Gazmend Halilaj

Prokuroria Themelore në Prishtinë, lidhun me lajmin e publikuem sot në media të ndryshme se asht arrestue avokati që mbrojti mësuesin nga Drenasi mbas arrestimit nga Policia ka thanë se Gazmend Halilaj vetëm ishte ftue për intervistim, por jo i arrestuem.

“Për hir të informimit të drejtë e të saktë, ju njoftojmë se avokati, Gazmend Halilaj, ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dhe nuk është arrestuar, siç kanë shkruar sot disa media
”, thuhet në këtë njoftim.

Shperndaje në: