Qe “skuadra e vdekjes” e Maduros që egzekuton aktivistët politikë (foto)

Qinda njerëz janë vra nga policia sekrete e Nicolas Maduros në Venezuelë që prej nisjes së protestave muejin e shkuem, shkruen Daily Mail. Ata po egzekutohen nga njisia speciale e komandove, e njoftun si FAES.

Kjo njisi asht krijue në vitin 2017 për operacionet kundër grupeve kriminale. Ajo mendohet se asht përgjegjëse për vrasjen e shumë demonstruesve.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se kjo njisi sulmon kryesisht të rijtë që jetojnë në periferi, tuke vra aktivistët politikë.

“Qëllimi i Maduros asht me mbjellë frigë,” thotë Rafael Uzcategui, koordinator i nji grupi për të drejtat e njeriut në Venezuelë.

Shperndaje në: