Refuzohet kërkesa për bashkimin e Mitrovicës, bahet nervozë Bahtiri

Ideja e kryetarit të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, me u bashkue Mitrovica, nuk ka gjetë përkrahje në ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, e lidhun me këtë ka reague vet kryetari Bahtiri.

Ministria në fjalë përmes nji vendimi ka refuzue kërkesën e qytetarëve të komunës së Mitrovicës së jugut për bashkim me atë veriore.

Ai e ka quejt poshtërsi dhe të turpshëm vendimin e ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal për refuzim të kësaj kërkese.

“Kjo është poshtërsia më e madhe që e bën ajo sekretaresh së bashku me ministrinë e tyre. Kjo është poshtërsi që i ndodh komunës së Mitrovicës prej asaj ministrie”, asht shprehë Bahtiri

Ai është shprehur se nuk ia ka drejtuar kërkesën dhe peticionin ministrisë, por Kuvendit të Kosovës, ndërsa hapi i tij i radhës do të jetë dorëzimi i kërkesës dhe peticionit tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Unë nuk ia kom drejtuar asnjë ministrie, por ia kam drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kush e ka dërguar tek ajo le të marrë përgjegjësi. Unë nesër kam takim në orën 10:00 me presidentin e shtetit, duke ia drejtuar atij që të fillojë procedurë dhe ta dërgojë në Kuvend”, tha Bahtiri ma tutje.

Bahtiri gjithashtu asht shprehë se askush nuk mundet me lëvizë me karta për Mitrovicën.

“Ky është turpi i madh që po i ndodh, dhe nëse dikush lëviz me karta për Mitrovicën, nuk do të mund të lëviz më”, vazhdoi ai.

Shperndaje në: