Aktakuzë për ndihmësin e hajnit që e vrau policin Izet Demaj, Prokuroria zbulon planin e tyne

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritë aktakuzë kundër U.M. për veprën penale të “ndihmës në kryemjen e veprës penale vjedhje grabitqare” lidhun me rastin e 27 Dhetorit 2018 kur u vra polici Izet Demaj.

Simbas aktakuzës, U.M. kishte ndihmuar Kamer Metajt, personi që kishte vrarë policin Demaj, për të kryer vjedhjen në filialin e bankës NLB në Istog.

Në aktakuzë, thuhet se U.M. dhe Kamer Metaj kishin planifikuar në hollësi grabitjen e bankës në fjalë, me ç’rast Kamer Metaj, kishte marrë pushkën automatike, një revole, një granatë dore dhe ia kishte bërë me dije të pandehurit U.M. se ishte gati. Më pas U.M. ka marrë veturën e tipit Golf 4 që i takonte Kamer Metajt, për ta drejtuar, dhe gjatë rrugës për kryerjen e veprës Kamer Metaj ishte ulur në pjesën e pasme të veturës ku edhe ishte maskuar për të kryer veprën e grabitjes. Me të arritur në Istog, në rrugën “Kadri Keqa”, i pandehuri U.M. pasi Kamer Metaj kishte zbritur nga vetura, kishte vazhduar rrugën drejt fshatit Shusicë, në pritje për ta lajmëruar i pandehuri, tashmë i ndjerë, për të shkuar për ta marrë.

Theksohet se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Kamer Metaj, mbasi kishte dalë nga banka, kishte qëllue për vdekje policin Demaj. Policia kishte intervenue menjiherë tue qëllue për vdekje Metajn.

Shperndaje në: