A e dashunoni përnime partnerin tuej apo diçka tjetër te ai? Zbuloni

Me gjetë dashuninë e vërtetë në ditët e sotme asht ba edhe ma e vështirë. Kjo për shkak se ndikojnë shumë faktorë të jashtëm që munden me na “rrejt” mendjen lidhun me konceptin e dashnisë dhe çka asht ajo.

Kjo sjell që mos të jenë të pakta rastet kur jemi në nji lidhje dhe mendojmë se kemi ra n’dashni, por në fakt thjesht na pëlqen ideja e tyne.

Simbas studimeve, këto janë 7 shejat që ju mundeni mos me dashunue partnerin tuej, por thjesht idenë e tyne:

Preferoni ma shumë takimet në grup sesa vetëm ju të dy.

Vazhdimisht e krahasoni marrëdhanien tuej me atë të miqve të tu.

Jeni nji person shumë i hapun në rrjetet sociale, por aty nuk ka asnjë shej të marrëdhanies tande.

Gjeni shpesh justifikime në situate të ndryshme që krijohen me partnerin tuej.

Mendoni se dashnia duhet me qenë e thjeshtë.

Kur folni për të me miqtë dhe familjen, e idealizoni dhe egzagjeroni pak.

Kur jeni me të, jeni ndryshe në krahasim me normalitetin tuej.

Shperndaje në: