Gjykata liron njanin prej policëve të arrestuem për vrasjen e Ivanovic’it

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lirue nga paraburgimi njanin prej policëve të arrestuem para tre muejsh nën dyshimet për lidhjet me vrasjen e Oliver Ivanovic’it.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, se ai e ka kërkue lirimin e policit Dragisha Markovic, në mungesë të provave relevante.

“Kam kërkuar që polici që ka qenë në vendin e ngjarjes të lirohet në mungesë të provave. Ndërsa Marko Rosiq dhe Ndeljko Spasojeve dhe kam kërkuar që t’i vazhdohet paraburgimi për dy të tjerët”, ka thanë prokurori Hoxha.

Dy të dyshuemit e tjerë, që do të vazhdojnë me ndejt në paraburgim, janë Marko Rosic, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dhe Ndeljko Spasojeve.

Shperndaje në: