Shqiptarët ia bajnë nji video të veçantë aktorit, që i paraqiti ata si kriminelë (vidoe)

Shqipnia në filmin “Taken”, ku luen aktori i madh, Liam Neeson, paraqitet si nji vend me kriminelë e gangsterë, perceptim ky i gabuem. Në nji video të publikueme së fundmi nga personazhe të ndryshme shqiptare, e kanë ftue aktorin me vizitue Shqipninë, dhe të bindet se ajo që paraqitet në film nuk asht e vërtetë.

Në këtë fushatë të nisun nga aktori Florian Binaj e persona tjerë nga Tropoja e shumë vende tjera të Shqipnisë, ftohet aktori hollywoodian me vizitue tokën shqiptare, me hangër burek, e me vërtetue se Shqipnia asht nji vend i bukur dhe tepër i sigurt me vizitue dhe me jetue.

Shperndaje në: