Dacic: Kjo asht taktika e Kosovës me taksën 100%

Taksa 100% ndaj produkteve serbe, asht vetëm nji taktikë e Kosovës me tërheqê vëmendjen nga krimet e luftës dhe Asocicaioni i Komunave Serbe.

Kështu asht shprehë ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, në nji nga emisionet ma të shikueme serbe, i njoftun si ‘Cirilica’.

Simbas Dacic, Washingtoni dhe BE, tue përmendë emnin e Mogherinit, duen marëveshje mbrenda vitit 2019, prandaj po u ngutet.

Ndërsa thotë se,’vetëm atyne që nuk ju ngutet, nuk due me ndodhë nji marrëveshje Kosovë – Serbi, gjatë këtij viti’.

Shperndaje në: